Sveçla s’flet për ekspertizën zvicerane të Astrit Dehari

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 11:51 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, nuk ka dashur ta komentojë ekspertizën për rastin Dehari, raporton Ekonomia Online

Ndërkaq, Sveçla tha se në konferencë e jashtëzakonshme që është thirrur do të flasin vetëm për sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri.

Sveçla shtoi se qartazi Serbia po vazhdon të armatoset.

“Është e qartë që Serbia po vazhdon me avazin e vjetër që të armatoset herë prej Bjellorusisë, herë prej Kinës, e prej Rusisë. Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka zbatuar sanksione ndaj Rusisë për shkak të invazionit në Ukrainë”, theksoi Sveçla.

Në konferencë për media ai ka thënë se Serbia nuk synon ta sulmojë Kosovën tash për tash, por ka qëllim vetëm destabilizimin.

“Si institucione të Kosovës kemi bërë ngritjen e kapaciteteve tona në aspektin politik së pari jemi duke forcuar marrëdhëniet me shtetet mike, demokratike dhe në aspektin e kapaciteteve operacionale të sigurisë. Ne nuk i frikësohemi çfarëdo lloj skenari të Serbisë, jemi të gatshëm që të përballemi me çfarëdolloj skenari të Serbisë, posaçërisht kur kemi parasysh përkrahjen e parezervë nga vendet mike. Qëllimi i Serbisë nuk është në këtë moment të sulmojë Kosovës, por të destabilizojë Kosovën. Situata në përgjithësi në Kosovë është stabile”.

Të ngjashme