Ministri i Mbrojtjes Xhelal Sveçla i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për ta uruar për pozitën e re.
Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të angazhohen si nivel qëndror e lokal, që të sigurojnë mirëqenie, arsim e siguri për qytetarët e kësaj komune.
“Kisha kënaqësinë të vizitoj sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij. Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Sveçla shtoi se “Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar”.