Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, duke komentuar vizitën e së shtunës së presidentit Hashim Thaçi në Ujman, ka thënë se me këtë veprim Thaçi tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovën si dhe policinë e saj.
Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “qëllimi i vizitës së tij në Ujman dje ishte që të linte në hije protestën masive të qytetarëve kundër tij”.
Postimi i plotë i Sveçlës:
“Hashim Thaçi edhe dje tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovën si dhe policinë e saj.
S’do mend se qëllimi i vizitës së tij në Ujman dje ishte që të linte në hije protestën masive të qytetarëve kundër tij.
Këtë ekskursion atje ka mund ta realizojë përmes dy skenareve:
– të bëjë marrëveshje me Vuçiqin duke i marrë leje atij;
– të rrezikojë jetën e policëve të Kosovës vetëm për t’i siguruar vetes këtë cirk.