Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla ka qenë i ftuarin në emisionin Frontal Live.Sveçla ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, do të tentoj të pengoj themelimin e qeverisë Kurti, por do ta ketë të vështirë.
“S’ka hapësirë që Thaçi të pengoj ardhjen e qeverisjes Kurti, nuk do të guxoj kësaj radhe. Nuk besoj që Hashim Thaçi do të guxoj ta bëjë këtë, por do të tentoj që ta vonoj procesin. Unë mendoj që presidenti e meriton më shumë se sa shkarkimin”, ka thënë Sveçla.
Sipas Sveclës Thaci si president, por edhe si kryeministër ka kryer veprime antiligjore të cilat, sic thotë ai, me një drejtësi të çkapur do ta çonin atë në burg.
I pyetur nëse kjo i bie që në një qeverisje të VV’së presidenti rrezikon të hyjë në burg, Sveçla ka thënë se partia e tij do t’i çkapim institucionet e drejtësisë, e ato në bazë të ligjit do t’i dënojnë ata që kanë kryere veprime antiligjore.
Po ashtu Sveçla ka garantuar se liderin e VV-së nuk do ta shohin asnjëherë në tribunën VIP në ndeshjet e kombëtares së Kosovës në Futboll.
“Ne refuzojmë të sillemi si qeveritë e tjera. Ne edhe në ta ardhmen do të shkojmë ti përcjellim ndeshjet, por jo në VIP, ka përfunauar Sveçla.