Sveçla: Zyrtari policor Rexhep Gashi humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Prishtinë | 29 Qer 2026 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se zyrtari policor Rexhep Gashi ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

Përmes një reagimi, Sveçla ka shprehur ngushëllime për familjen Gashi, kolegët e të ndjerit dhe gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Në këto momente të rënda qëndrojmë pranë familjes për të ndarë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe”, ka shkruar ai.

Sveçla u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale, me qëllim të parandalimit të tragjedive të tilla.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për zyrtarin policor Rexhep Gashi, i cili deri në çastet e fundit të jetës së tij i shërbeu me përkushtim Republikës së Kosovës”, ka shtuar ministri Sveçla.

Të ngjashme