Deputeti nga radhët e AAK-së Gazmend Syla, ka folur rreth zhvillimeve të fundit sa i përket takimit në Uashington, mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Ai në veçanti ka folur për rëndësinë e marrëveshjes dhe rolin që ka pasur në këtë takim ministri i Drejtësisë Selim Selimi.
Syla tha se roli i ministrit Selimi, ka qenë i shumë i rëndësishëm dhe i bënë thirrje kryeministrit Hoti që të mos flet të pavërteta.
‘‘E vërteta e prapaskenave në Shtëpinë e Bardhë, mban emrin Selim Selimi. Sa i përket kryeministrit Hoti, unë mbaj anën e tij, në raport me palët e treta, sepse tekefundit ai është kryeministri i vendit tim. Roli i Haradinajt në Marrëveshje, veçse u bë i njohur, por, tendenca e Hotit ta minimizojë këtë rol, është e pandershme. Më mirë të mos flasë fare, sesa të thotë të pavërteta’’, është shprehur ai.
Më tej ai ka thënë se para Trump, është gjunjëzuar adresa e vetme e Putinit në Ballkan.
“E rëndësishme është se para presidentit Trump u gjunjëzua adresa pothuajse e vetme e Putinit në Ballkan, Vuqiqi, pasi që llogaritet që Hoti ka qenë në shtëpinë e vet”, ka shkruar Syla në Facebook.