Syla: Ministria e Jashtme gënjeu, Manastirit ia falën tokat, por kushtet s’janë plotësuar

Prishtinë | 15 Mar 2024 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka thënë se zëvendësministri i Jashtëm dje ka gënjyer së bashku me Ministrinë e Jashtme, të cilët thanë se kushti për Këshill të Europës është plotësuar.

Syla në një postim në Facebook tha se Manastirit të Deçanit ia falen tokën, por kushtet s’janë plotësuar pas deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobar që tha se Kosova duhet t’i plotësojë edhe dy kushte për anëtarësim në Këshillin e Europës.

“Njëri është… me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha Escobar për Radion Evropa e Lirë sot.

Ndërkaq, Syla ka thënë se Qeveria duhet të japë dorëheqje.

“Dje zëvendësministri i Jashtëm ka rrejtë. Çka është ma keq, edhe Ministria e Jashtme ka rrejt ne një note verbale duke insistu qe kushti për Këshill te Europës është plotësu. Manastirit ia falen tokat po kushtet s’janë plotësu. Sepse kusht kryesor mbi kushte tjera është mos me rrejt. Me i ruajt aleancat. Kjo qeveri ka rrejt, po rren dhe po hup toka, aleatë dhe miq. Dorëheqje menjëherë duhet se kjo është skandal i paparë. Kosova me këtë Qeveri Kurti ka mbet fikall vetë. Pa asnjë shok. Pa asnjë ndihme. Mbreti Kurti është cullak, si ajo legjenda e vjetër cipridon cullak”, ka shkruar Syla në Facebook.

Zëvendësministri i jashtëm, Kreshnik Ahmeti, dje tha se ndër tri kushtet që kanë pasur nga KiE ishte edhe prona për manastirin e Deçanit, kusht i cili sipas tij, nga dje është përmbushur dhe se pritet që këtë vit Kosova të anëtarësohet në KiE.

“Nga ato tri kushte ishte edhe kjo për pronën e manastirit dhe si e tillë që nga dje ky kusht është plotësuar, dhe se çështja standardeve dhe kritereve tashme është përmbushur dhe ajo që duhet të ndodhë janë hapat që do t’i ndërmarr KiE që të sigurohet anëtarësimi i Kosovës këtë vit”, theksoi Ahmeti në RTK.

Të ngjashme