Azem Syla, ish-komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, ka filluar me dhënien e dëshmisë se tij në rastin ku Fatmir Limaj, akuzohet për krime lufte.
Në këtë seancë, përveç Sylës, si dëshmitarë janë të ftuar edhe Sokol Dobruna, që kishte udhëhequr me Gjykatën Ushtarake të UÇK-së, e Naim Maloku, një prej eprorëve të UÇK-së, raporton KTV.
Në seancën e djeshme, në procesin gjyqësor ndaj Limajt, dëshmuan edhe Rexhep Selimi e Bislim Zyrapi.