Analisti politik, Valon Syla, ka analizuar rezultatet e para të partive politike të dala nga Exit Poll.
Syla ka thënë se dallimet do të jenë të ngushta prandaj problem do të krijohet edhe në krijimin e koalicioneve.
“Në esencë rezultati është më i ngushtë sesa që duket në këtë tendencën e parë. Exit Poll është indikator që partitë udhëheqin kështu duket. Dallimet mes fituesve do të jenë të vogla dhe kjo besoj se do të shihet edhe kur të fillon numërimi i votave”, ka thënë Syla në Klan Kosova.
“Renditja mund të jetë edhe e njëjtë, por problem i madh do të jetë në krijimin e koalicioneve të ardhshme”.