Syla: VV-ja është si dyqanet “Gjithçka 1 euro”

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla derisa po debatonte për Lëvizjen Vetëvendosje në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se në këtë parti janë të gjithë ata njerëz që nuk e kanë gjetur vetën në partitë e tjera.

Syla tha se VV’ja është partia e një njeriu, pra e Albin Kurtit, që sipas tij është aseti kryesor.

“VV’ja është djep i krejt njerëzve që nuk e kanë gjetë veten në partinë A. Krejt i ka që s’janë gjindë aty. VV’ja është parti e një njeriu. Albin Kurti është aty aseti kryesor, këta tjerët s’vlejnë pesë pare vota”.

Tutje, ai VV’në e krahasoi me dyqanet ‘Gjithçka 1 euro’.

“Ka përçu mllef, linçim edhe dhunë, rrena edhe gjithçka. Gjithçka ka 1 euro bre, aty si në dugojë kur t’hish, ka 1 euro gjithçka blen, prej asaj që i fshin pluhnat e deri te nje lugë qatje. VV’ja secilit ja ka maru atë ëndërr. Dikush e ka pasur problemin e hakmarrjes, dikush inatin epasurimitt. Në esencë partitë tradicionale e kanë pru VV’në. VV’ja ka ardhë si ndëshkim, jo si vizion”.

Të ngjashme