Synimi i Feronikelit përballë kampionit uellsian: Të mos humbë

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Pasi përfundoi me sukses dy ndeshjet e para si vendas në Ligën e Kampionëve, Feronikeli është gati për hapin e radhës. Kampioni i Kosovës për herë të parë do të luajë ndeshje në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për garën kryesore të klubeve evropiane të futbollit.

Në stadiumin “Park Hall”, në Oswestry, do të luhet ndeshja ndërmjet kampionit të Uellsit, The New Saints (TNS) dhe kampionit kosovar, Feronikeli. Kjo ndeshje e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve zhvillohet të martën (sot) nga ora 20:00. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 16 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Raundi i parë kualifikues është faza ku vjet u ndal Drita e Gjilanit, e para dy vjetësh Trepça ’89. Para dy vjetësh nuk ka pasur fazë parakualifikuese, ndërsa vjet e sivjet po.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme