Këshilli Rinor Kosovar (KYC) ka lansuar videon “Communicating Through Sports”, e cila jep mesazhin për sensibilizim të të rinjve që të merren më shumë më sportin në përgjithësi, raporton Ekonomia Online.
Zv. ministrja e MKRS-së, Burbuqe Bakija-Deva, tha se kjo ministri ka ndërtuar politika programore të cilat lehtësojnë mundësitë e komunikimit të përbashkët si në autoritetet qendrore edhe ato lokale, në mënyre që të rinjtë të kyçen në aktivitete sportive.
“Thuhet që e gjithë rinia janë të përfshirë ne këto aktivitete ndaj përmes aktiviteteve të tilla një qasje ndryshe ndaj ndërgjegjësimin e të rinjve mu kyç në aktivitete sportive. Ne si ministri kemi ndërtuar politika programore të cilat lehtësojnë mundësitë e komunikimit të përbashkët si në autoritetet qendrore edhe ato lokale, në mënyre që të rinjtë të kyçen në aktivitete”, tha Bakija-Deva.
Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, tha se kjo video është me rëndësi të veçantë. Ai tha se duhet të kihet kujdes për personat që janë të margjinalizuar në shoqërinë tonë.
“Kam kënaqësinë të përshëndes këtë projekt. Jemi të lumtur që sot të shohim së bashku rezultatet e këtij hulumtimi, video që është me rëndësi të posaçme, për arsye se kemi shkurtuar rrugë dhe duhet të kemi kujdes për personat që janë të margjinalizuar në shoqërinë tonë” tha ai.