Me rreth 450 mijë euro, shumica donacion prej BE-së, synohet zgjerimi i Via Dinarica-s, në zonën ndërkufitare Shqipëri – Kosovë.
Në lidhje me këtë, të enjten (24 maj) në Bajramcurr është mbajt takimi i fillimit zyrtar të projektit.
“Vlera totale e projektit është 444,684 euro, nga të cilat 377.981 euro financohen nga BE e cila përbën 85 % të vlerës së përgjithshme të projektit. Implementimi i projektit filloi më 15 mars 2018 dhe do të zgjasë 24 muaj. Projekti implementohet nga Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve në Kosovë (CDF), në bashkëpunim me fondin Shqiptar të Zhvillimit”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi, realizimi i projektit do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik në zonën ndërkufitare nëpërmjet modeleve unike të turizmit të qëndrueshëm të bazuar në vlerat natyrore, tradicionale dhe kulturore, duke nxjerrë në pah karakteristikat e përbashkëta të zonës.
“Më hollësisht, projekti do të zhvillojë dy shtigje të reja ecje dhe biçikletash që do të lidhin Kosovën, Bjeshkët e Nëmura, komunat e Gjakovës, Deçanit, Junikut, Pejës dhe bashkitë shqiptare të Qarkut të Kukësit dhe Qarkut të Shkodrës”, thuhet në njoftimin për media.
Zhvillimi i këtyre itenerareve do të kontribuojë në pasurimin e ofertave turistike që lidhin komunitetet në zonat malore dhe aktorët që veprojnë në fushën e turizmit për rritjen e vlerave të pasurisë unike natyrore dhe trashëgimisë kulturore-historike.
më tepër projekti do të rrisë interesin ë vizitorëve për zonën nëpërmjet ndërhyrjeve në shkallë të vogla, promovimeve dhe markëtimit të destinacioneve”, thuhet në njoftim.
këtyre projekti është vazhdimësi ë koncepteve të mëparshme të ViaDinarica dhe majave të Ballkanit, që lidh Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën nëpërmjet një distance shtigjesh të pandërprerë me rreth 1000 km gjatësi.
Projekti do të ketë një numër aktivitetesh ndër të cilat mund të përmendim përmirësimin dhe rehabilitimin e turizmit nëpërmjet ndërhyrjeve të vogla infrastrukturore, zhvillimin e ofertës turistike përgjatë ViaDinarica, hartëzimin dhe vendosjen e referencës së pozicionimit gjeografik (GPS) për shtigjet në zonën ndërkufitare, programe të tregjeve të përbashkëta, ngritje kapacitetesh të klubeve/shoqatave malore të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit, promovimit dhe menaxhimit të destinacionit, thuhet më tej në njoftim.
Sipas njoftimit, realizimi i projektit do të rrisë ndërgjegjësimin në përfitimet ekonomike, ambientale dhe sociale të shtigjeve si dhe do të rrisë interesin dhe konkurueshmërinë e ofertës turistike në hapësirat që preken nga projekti.