Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, vlerëson se Kosova është anën e duhur të historisë që kur u rreshtua krah vendeve evropiane kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, raporton EO.
Szunyog, në seancën solemne në Kuvendin e Prishtinë, tha se Kosova u bashkua me BE-në kundër Rusisë duke vendosur sanksione dhe duke strehuar gazetarë ukrainas.
“Faleminderit shumë që më keni ftuar në këtë seancë solemne. Agresioni rus në Ukrainë është shkelje fundamendale dhe nuk është agresion vetëm kundër Ukrainës por kundër botës demokratike”.
“Dua ta falënderojë Kosovën që politikisht i është bashkuar Bashkimit Evropian dhe duke aplikuar sanksione Rusisë por edhe duke strehuar gazetarët ukrainas”, tha Szunyog.