Szunyog takoi Konjufcën, ia shpreh gatishmërinë e BE-së për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Ai e përgëzoi Konjufcën për detyrën e re dhe konstituimin e organeve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Konjufca ndërkaq i ka përmendur rëndësinë e përmbylljes së procesit të konstituimit të institcioneve të reja me votimin e presidentes së vendit.

Të dy folën për nevojën imediate për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave anti-COVID, për të cilën gjë ambasadori i BE-së ka thënë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në kuadër të mundësive që kanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme