Szunyog viziton lagjen rome në Mitrovicë

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka vizituar komunitetin rom në Mitrovicë në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romës, vizitova lagjen e romëve në Mitrovicën Jugore, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të BE-së për përfshirjen e romëve në Kosovë”, ka shkruar ai në X.

Tutje Szunyog ka shkruar se është takuar edhe me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamzën.

“Vizitova Qendrën Mësimore, e cila ofron klasa mbështetëse për rreth 150 fëmijë”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme