Ambasadori i BE-së Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova ka perspektivë evropiane por, që rruga drejtë BE-së nuk është e shkurtër, pasi sipas tij ende ka mangësi dhe duhet luftë ndaj korrupsionit, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Raporti i Progresit për Kosovën paraqet gjendjen reale në vend, ku vrehen disa përparime
Gjetja kryesore e raportit për Kosovën ka filluar me deklaratë se nuk ka rrugë të shkurtesa se ka mangësi në Kosovë, sepse duhet luftuar korrupsioni. Kemi pasur periudha të gjata te qeverive në detyre dhe bllokimi sa i përket covidit. Te legjislativi ka pasur pak përmirësime. Në fushën e sundimit të ligjit kemi pasur progres, shtimi i ndërmjetimit dhe përmirësim në trajtimin e lëndëve. Nëse nuk ka seancë për tre muaj gjykimi duhet të fillojë”, ka thënë shefi i zyrës së BE-së në Kosovë.
Sipas tij, rritja ekonomike në vitin 2019 ka qenë e mirë, por që është goditur nga kriza që ka shkaktuar pandemia.
“Rritja e fuqishme ekonomike gjate 2019 ka qenë shumë inkurajuese por për shkak të covidit ka pasur rënie të madhe”, tha ai.
Në kuadër të Guest Speaker Program të Fakultetit Juridik, me temën “Rruga Evropiane e Kosovës dhe Kushtëzimi për Zgjerimin: Çfarë duhet të bëjë Kosova për t’i ndjekur reformat shpejt dhe më seriozisht, shefi i BE-së, u bëri thirrje të rinjve të qëndrojnë në Kosovë, dhe të japin kontribut këtu.
Szunyog, tha se BE-ja do të vazhdojë të përkrahë Kosovën.
” Komisioni evropian ka propozuar një plan të ri ekonomik që duhet me shfrytëzuar këto para nga IPA në regjionin e Ballkanit Perëndimor e cila është përkrahja për rininë e arsimin”, tha ai.
Ai tha se arsimi duhet të jetë prioritet në Kosovë dhe se deri tani rezultatet nuk janë të kënaqshme.