LAJMI I DITES: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është takuar me presidentin e Austrisë, Aleksandër Va nder Bellen në Vjenë.
Anipse agjencite nuk raportuan, ate e plasoi si zakonisht e intenzivisht siç eshte mesuar ta beje presidenti yne, e plasoi shpejt e shpejt ne FCB, madje interesant pa asnje gabim gjuhesor! Bravo bre! një 5-she të shkollës fillore…
Pasi lajmi ishte i shkruar shpejt e shpejt, ndoshta ne avion rruges mbi Oqean duke shkuar te Trumpi i nderuar, ky presidenti yne qe dha aq shume e krejt çka pat per Kosove te lire e te pavarur e te hapur nga te kater anet (e jo si Rugova vetem nga Shqiperia e Serbia), nuk na e tha asnje fjale se si e priti homologu austriak idene e tij zulmmadhe per “korrigjim te kufirit” e as per “dhuratat e Rankoviqit”…
Po ma merr mendja se z.Van der Bellen nuk merret me kufinj te Ballkanit, ai si president eshte zoteri ne postin e nderit dhe se e kryen punen e tij qe ia ka caktuar kushtetuta e vendit te tij dhe nuk hyn lakrave…Austriaku i urte eshte figure unifikuese, reprezentative kurse ata te tjeret qe nga kancelari e qeveria i kryejne punet me te renda dhe me me pergjegjesi…Po nejse bre, Austria eshte shtet me tradite qindra vjecare dhe kur degjon per “korrigjime kufinjesh” ne Ballkan habitet dhe e ka te veshtire t ia qelloj saktesisht kush me kend po luan ketu, apo dy lidere ballkanas luajne me ndjenjat e popujeve te tyre duke mos ua thene asnjehere te verteten lakuriqe sado e dhembshme qe mund te jete.
Pra ne Ballkan (nga Danubi e tutje teposhte) keto kohe mund te biesh ne mbremje ne gjum shendoshe e mire por ne mengjes te qel drita ne nje shtet tjeter, me ushtare te huaj e president qe nuk e flet gjuhen tende…
Pasi lajmi inga Vjena shte i shkruar shpejt e shpejt, ndoshta ne avion rruges mbi Oqean duke shkuar te Trumpi i nderuar, ky presidenti yne qe dha aq shume e krejt cka pat per Kosove te lire e te pavarur e te qelur nga te kater anet (e jo si Rugova vetem nga Shqiperia e Serbia), nuk na e tha asnje fjale se si e priti homologu austriak idene e tij zulmmadhe per “korrigjim te kufirit” e as per “dhuratat e Rankoviqit”…Po ma merr mendja se austriaku, z.Van der Bellen nuk merret me kufinj te Ballkanit, ai si president eshte ne postin e nderit dhe se e kryen punen e tij qe ia ka caktuar kushtetuta e vendit te tij dhe nuk hyn lakrave…
* * *
Avioni me presidentin tonë, i cili ka vendosur të bëjë paqe me Serbinë duke “qepur” kufij të rinj së bashku me Beogradin, sigurisht se ai dhe keshilltaret e tij shume te zotet qe i ka, ia kane pergaditur nje fjalim te zjarrte, kuptimplotë, diplomatik që do ta huto edhe vetë presidentin amerikan Donald Trump, e cili do t’ia rrah krahun e majtë, apo te djathin kjo s’ ka rëndësi dhe do t i thote djalit nga Broja: ” Korrigjoni, qepni kufinj se shume telashe na keni nxjerrni tash e sa dekada ju ballkanas…
Njehere Shqiperia e marihuanizuar per tere Evropen, Greqia ne borxhe deri ne fyt, Mali i Zi i rrezikuar nga Rusia dhelpuroshe, Maqedonia me emer e pa emer me ne fund theu kurrizin por pa shqiptaret si komb shtetformues….
Dhe çkrrap e çkrrap fotoreporterët e fototot do të marrin dheun e do të vijnë gjithandej edhe në Prishtine- me epitetin NGJARJE HISTORIKE – presidenti amerikan Donald Trump priti dhe bisedoi (per cka kjo do te merret vesh me vone) me presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçi nga Broja, i cili kurrë deri me sot ne jetën e tij thotë se nuk ka dështuar dhe se dështimi për te është diçka e panjohur…
E pse të mos e propozojmë president të perjetshëm? Mendoni mirë, se ia vlen – ai na i solli të gjitha, madje edhe DINJITETIN, të cilin për habi po na e lendon edhe kryeministri i vendit, z.Ramush Haradinaj, se si ne të tjerët s’paskemë bërë asgjë para, gjate e pas luftes pos që kemi marrë iken për Bllacë e për Shqipëri prandaj as që duhet të mundohemi e te mendojme e aq me pak te flasim e lere me të propozojmë diçka që është ndryshe nga ajo qe thote paria e sotme e këtij vendi…
Unë jam dorëzuar, e ju?