Skanimet e trurit kanë zbuluar se kjo nuk është vetëm një figurë stilistike.
Kur flisni për biznesin tuaj, ka shumë gjasa që në ndonjë pikë ju keni referuar biznesit tuaj sikur të ishte foshnja juaj. Por a e doni me të vërtetë biznesin sikur të ishte fëmija juaj? Studiuesit nga Aalto University në Helsinki, Finland, vendosën që ta testojnë këtë pyetje në një studim të fundit.
Kur kontrolluan aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve të studimit, shkencëtarët zbuluan se ‘’dashuria ndërmarrësore është e ngjashme me dashurinë atërore’’, dhe se pjesët e trurit të cilat ngjallen kur procesojnë emocione, shpërblime dhe kuptim shoqëror ndodhën me të dyjat.
Studiuesit skanuan trurin e 42 meshkujve të ndarë në dy grupe. 21 pjesëmarrës ishin baballarë nga mosha 28 në 43 dhe 21 tjerë ishin ndërmarrës me moshën nga 24 deri 45.
Ndërmarrësit ishin themelues të kompanive të orientuara në rritje, nuk ishin ndërmarrës serikë, dhe as prindër, përderisa baballarët nuk kishin prapavijë ndërmarrësore. Mosha mesatare e bizneseve ishte 4.5 vite dhe mosha mesatare e fëmijëve të parë të baballarëve ishte 5.6 vite.
Studiuesit skanuan trurin e meshkujve përderisa u tregonin fotografi të kompanive të tyre dhe bizneseve të tjera, dhe fotografi të fëmijëve. Ata gjithashtu i pyetën se çfarë emocione ngjallte fotografia dhe fuqinë e ndjenjave si dashuria, frika, krenaria, gëzimi, kënaqësia, pasioni, dëshpërimi dhe mërzia.
Ndërmarrësit gjithashtu patën rezultate pak më të larta se baballarët në sasinë e dashurisë që ata ndjenin për kompanitë e tyre në krahasim me ndjenjat për fëmijët. Përveç kësaj, ndërmarrësit radhitën marrëdhëniet e tyre me kompanitë pak më të ndërlidhura se marrëdhëniet e baballarëve me fëmijët e tyre. Mirëpo, studiuesit treguan se dallimi në mes të dy grupeve nuk ishte statistikisht shprehës.
Dhe ajo klishe që të gjithë mendojnë se fëmija i tyre është një gjeni? Del se, është shumë e vërtetë. ‘’Të dy ndërmarrësit dhe baballarët ishin pak me më shumë vetëbesim për gjasat e suksesit të kompanive/fëmijëve të tyre’’, shpjeguan studiuesit. ‘’Ndërmarrësit radhitën kompanitë e tyre dhe baballarët radhitën fëmijën e tyre në më shumë se një mesatare të gjasave të suksesit’’.