Analisti gjerman nga Këshilli për Politika të Demokratizimit, Bodo Veber, ka komentuar rreth çështjes së “korrigjimit” të kufijve.
Veber ka thënë se ideja për ‘korrigjim’ është diçka e parealizueshme.
Më tej, ai ka thënë se nuk po shikohen fare pasojat nëse kjo ide do të realizohej.
Sipas tij, Thaçi e Vucic e kanë parë se brenda idesë ka rezistencë ndaj kësaj ideje.
“Kjo do të thoshte kthim në vitet 90. Fare nuk po shikohet se cilat janë pasojat dhe si po jetojnë njerëzit nën marrëveshje të tilla, por gjithmonë është me rëndësi se kush e kontrollon territorin.
Dhe kjo ide nuk është shpejguar fare, çka do të ndodhte me serbët në Kosovë, që jetojnë në pjesën jugore nëse Veriu i mbetet Serbisë” ka thënë ai.