Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” nesër do të organizohet aksioni pastrimi në Komunën e Gjakovës.
Aksioni fillon në ora 12:00, ndërsa lokacioni që do të pastrohet gjendet te lagjja që njihet si Carrapatok, afër rrugës “Mark Malota”.
Sipas një njoftimi të “Let`s Do It Kosova”, pjesëmarrjen në aksionin e nesërm e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.