“Ta pastrojmë Kosovën” pastron sërish Brezovicën

Brezovicë | 04 Qer 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Ta pastrojmë Kosovën” ka organizuar aksion pastrimi në Brezovicë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i “Ta pastrojmë Kosovën” Luan Hasanaj u ka kërkuar nga qytetarët që të mos hedhin mbeturina dhe institucioneve që ta marrim seriozisht rregullimin e çështjeve mjedisore.

 “Gjendemi në Brezovicë e cila fatkeqësisht vazhdon të trajtohet keq dhe nuk mirëmbahet as prej banorëve dhe as bizneseve që operojnë këtu. Ne sot për ta shënuar Ditën Botërore të Mjedisit me iniciativën të mbështetur të UNMIK-ut kemi organizuar një aktivitet të pastrimit të disa hapësirave të ndotura dhe përmes kësaj ne po duam me bë thirrje për të gjithë që të kujdesemi për mjedisin sepse është pasqyrë dhe qytetarët e vendit tonë. Duke i ndotur vendet publike ne e krijojmë një imazh të keq për vendin andaj po ju bëjë thirrje që mos të hedhin mbeturina vend e pa vend dhe thirrje edhe institucioneve që të merren më seriozisht me këtë praktikë dhe të fillojnë ti zbatojnë legjislacionin që janë të hartuara për rregullimin e çështjeve mjedisore”, është shprehur ai.

Ndërsa, Nazmie Demolli zyrtare për mjedis në UNMIK ka thënë se pastrimi është bërë në katër lokacione, ku mbeturinat e mbledhura do të reciklohen. 

“Për ditën botërore të mjedisit i kemi përzgjedhur disa lokacione për pastrim. Gjithsej janë katër lokacione dhe një nga këto është Brezovica. Kemi edhe iniciativën tjetër të mbjelljeve të drunjve në shkollat multietnike në rajonin e Kosovës. Sot jemi këtu por përveç pastrimit të këtyre lokacioneve ne jemi duke i klasifikuar në ato të riciklueshme dhe jo të riciklueshme për t’i trajtuar në mënyrë të duhur” ka thënë ajo.

Por nuk munguan edhe grupi i Maraklive të Bicikletave të cilët i janë përgjigjur ftesës pozitivisht.

Gazmiri tha se qendra e skijimit në Brezovicë nuk po mirëmbahet mjaftueshëm.

“Edhe ne jemi përgjigjur pozitivisht ftesës, dhe sot jemi në Brezovicë në qendrën e skijimit , qendër që frekuentohet shumë gjatë sezonit të dimrit, por edhe kjo qendër nuk po mirëmbahet nga ana e zyrtarëve komunal” ka thënë ai.

Gjatë ditës kjo organizatë dhe Komiteti Olimpik i Kosovës në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë mbjell Pemën Olimpike 2021, si dhe pemë tjera për të kontribuar për një ambient të pastër.

Brezovica është pastruar edhe me 22 maj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/lets-do-it-kosova-pastron-brezovicen-hasanj-thote-se-kujdesi-per-natyren-eshte-detyre-e-te-gjitheve/

Të ngjashme