Tabela e Ministrisë së Kthimit në objektin e komunës ilegale në Leposaviq, Rashiq: E thirra Veton Elshanin, kërkova të hiqet

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Në objektin e komunës që përdorej nga strukturat ilegale në Leposaviq është vendosur përkohësisht tabela me mbishkrimin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Rashiq thotë se me t’u informuar për këtë ndryshim ai e ka kontaktuar zëvendësdrejtorin e policisë për veri, Veton Elshanin.

“Unë u informova kur u ngrit ajo tabelë. E thirra zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin verior Veton Elshanin dhe zëvendësin tim Radomiroviq dhe kërkova që tabela të hiqet. Jo sepse nuk kemi nevojë për zyra, por sepse besoj se nëse e marrim diçka si zyra, atëherë duhet bërë në mënyrën e duhur, në mënyrë adekuate. Dhe jo në rrugën e improvizimit të menjëhershëm”, tha ai.

Rashiq shtoi se Ministria për Komunitete dhe Kthim, nëse kjo çështje zgjidhet me rrugë ligjore, do të kërkonte një objekt që të përdorej nga institucionet serbe.

Të ngjashme