Tabelat e përkohshme RKS për veturat nga Serbia, 15 autoblinda të Policisë vendosen në kufirin në Jarinje

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve me targa RKS, ku për të vendosur rend dhe respketim të këtij vendimi, Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në pikat kufitare në Veri.

Portali në gjuhën serbe “Kossev“, shkruan se rruga tanimë është bllokuar, dhe se në mesin e qytetarëve të mbledhur janë zyrtarët e Listës Serbe – Kryetari Zoran Todiq, dhe ish-kreu i rrethit Slavko Simiq, si dhe disa këshilltarë të cilët kanë refuzuar të japin një deklaratë për mediumin.

Rreth 15 automjete të Njësisë speciale dhe automjete shtesë të policisë, pak pas orës 5 të mëngjesit të sotëm, u vendosën pas kalimit administrativ në Jarinjë, pra përgjatë rrugës.

Disa nga automjetet janë të parkuara, siç është vendi në kthesë për Bërnjak, dhe disa prej tyre po lëvizin në rrugë, kryesisht automjete policie.

Derisa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili përmes një shkrimi në Facebook, tha se situata është e qetë, derisa ka thënë ky veprim ka për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht targave të automjeteve.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme