Tadiçi e fyen keq Vuçiqin për Kosovën, e quan rrenacak

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 07:38 | Nga

Liderë të partive në pushtet dhe ata të atyre në opozitë, kanë nisur të akuzojnë njëri tjetrin për atë se kush është fajtor për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Pasi presidenti Aleksandar Vucic, akuzoi ish presidentin Boris Tadic dhe ish ministrin e jashtëm, Vuk Jeremic, se janë fajtor për politikat e gabuara, ka ardhur edhe reagimi i këtyre të fundit.

Gabimi më i rëndë drejtuesve të dikurshëm shtetëror sipas Vucic, ishte vendimi i Serbisë për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me pyetje  rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarsisë së Kosovës.

Vucic tha se kjo bëri që vetë serbët të vulosin pavarsinë e Kosovës.
Por, në një intervistë të dhënë të dielën, ish presidenti Boris Tadic akuzoi Vucicin për politikë të gabuar lidhur me Kosovën

Gabimi i madh i Vucic sipas Tadic ishte se pranoi të hiqeshin institucionet e Serbisë të cilat vepronin brenda territorit të Kosovës.

“Sot në pozitën e presidentit të shtetit kemi ose një gënjeshtar paologjik ose një njeri krejtësisht amator, i cili konsideron se nga formulimi i pyetjeve qëndrimi i fuqive të mëdha ndaj Kosovës. Nuk dihet çfarë është më e rëndë nga këto të dyja, por një opsion të tretë nuk ka”, deklaroi Tadic.

Tadic vlerësoi se Vucic është i interesuar të ketë raporte të mira me ndërkombëtarët. Ndërsa për vete tha se në kohën kur ishte president, kishte refuzuar kërkesën e kancelares Angela Merkel, për të hequr insitutucionet serbe në Kosovë.
Kurse Vuk Jeremic vazhdon me qëndrimet e tij të njohura se nuk duhet pranuar asgjë përtej asaj çka shkruan në kushtetutën serbe për Kosovën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme