Abelard Tahiri nga PDK ka thënë se askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se Kadri Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Sipas tij, kandidimi i Veselit për Kryeministër të ardhshëm është shpresë për të gjithë vendin dhe shpresë për ditët që janë para nesh,
“Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur se kurrë më parë për t’i ofruar vendit një qeverisje progresive, në luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit dhe në partneritet me SHBA-të e Bashkimin Evropian”.
“Mbështetja që Këshilli Drejtues i partisë i dha kandidimit për kryeministër të kryetarit Kadri Veseli, është dëshmi për secilën prej këtyre synimeve të mëdha”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.