Tahiri: Asnjë rezultat për dy vjet qeverisje, shumë fjalë boshe

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se për dy vite, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet.

Tahiri ka thënë se krerët e shtetit po marrin pjesë nëpër konferenca ndërkombëtare dhe takime në shtete të ndryshme, por rezultate s’ka.

“Është e pabesueshme të shihet se si krerët e shtetit shkojnë në konferenca ndërkombëtare, në takime në shtete të ndryshme, në vizita bilaterale që janë të pakta, dhe për çudi e habi, nuk ka asnjë efekt, asnjë projekt, asnjë benifit për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Është e pabesueshme të shihet se si krerët e shtetit shkojnë në konferenca ndërkombëtare, në takime në shtete të ndryshme, në vizita bilaterale që janë të pakta, dhe për çudi e habi, nuk ka asnjë efekt, asnjë projekt, asnjë benifit për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri ishte tri javë në Amerikë, premtoi investime e korporata, por nuk ndodhi asgjë. Nuk po ndodh, tash e dy vjet asgjë, koha kur një lider i shtetit del në një fotografi dhe tregon që takoi dikë, është kohë e tejkaluar.

Secili prej nesh, ka një kohë të gjatë që e organizon një takim e bënë një fotografi, e merr një buzëqeshje e edhe një shtrëngim dore, por çka po merr qytetari i Kosovës.

Për dy vite, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet.

E pabesueshme, por e vërtetë!

Të ngjashme