Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se defilimi i përbashkët i forcave të KFOR-it me ato serbe në territorin e Kosovës ka qenë gabim.
I dyti i Qeverisë Hoti në seancën e sotme plenare u zotua se kjo do të përmirësohet dhe se nuk duhet të ndodhë asnjëherë sepse është një provokim për vetë shtetin.
“Ajo që ka ndodhur në raport me defilimin e forcave serbe dhe KFOR-it bashkërisht ka qenë një gabim të cilin duhet ta përmirësojmë ne si qeveri. Por edhe nuk duhet të ndodh asnjëherë sepse ka qenë një provokim për qytetarët atje, por edhe për vetë shtetin”, tha ai.