Tahiri: Deklarata e Hajdarit, sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 22:06 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se deklarata publike e ministres Hajdari, se policia gjatë aksionit ka vepruar në kundërshtim me ligjin për informacionin e klasifikuar, është sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.

Tahiri tha se kjo deklaratë është bërë vetëm me një qëllim, me atë të pengimit të hetimeve ndaj saj. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Hajdarit.

“Kjo deklaratë është bërë me vetëm një qëllim, atë të pengimit të hetimeve ku subjekt si titullar është vetë Hajdari. Vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit të plotë dhe efikas”.

Të ngjashme