Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të ketë amnisti për zyrtarët para vitit 2008, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Projektligji për Byronë Shtetërore i shkelë të drejtat e njeriut.
“A doni të krijoni mekanizma institucional që hyjnë në zbatim dhe e forcojnë rendin Kushtetues dhe sundimin e ligjit dhe luftën kundër hajnisë e kundër korrupsionit, a jeni duke bërë nisma politike qe kanë qenë popullore një kohë dhe të cilat në esencë kurrë nuk do të hyjnë në zbatim për shkak se do të kundërshtohen me nenet dhe me përmbajtjen që e keni paraqit në ligj”.
“Ligji për Byronë Shtetërorë për Konfiskim të Pasurisë është ligj i natyrës civile dhe i njëjti në vlerësimin që e kemi bërë ne konstaton se ka kundërshtime serioze me praktikat bashkëkohore të ligjbërës dhe shkel parimet universale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të njëjtën kohë bie në ndesh me hetimin dhe detyrat që kanë institucionet tjera në shtet duke përfshi institucionin e Prokurorisë dhe Gjykatave”, ka thënë Tahiri.
“Dërgojeni në Komisionin e Venecias, aty nuk kemi as dajë, as dosta edhe e shikojmë a është ky ligj në vijë në luftimin e korrupsionit”, tha Tahiri.