Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka lajmëruar se sot është takuar me shefin e ri të Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc.
Ndër të tjerash, ai ka shkruar se gjatë takimit të dy janë zotuar për bashkëpunim rreth çështjeve të refugjatëve.
“Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time Shefin e ri të Misionit të UNHCR në Kosovë z.Erol Arduc. I urova mirëseardhje dhe shpreha mirënjohjen për punën e Misionit të UNHCR në Kosovë për kontributin e çmueshëm rreth çështjeve të refugjatëve, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në procesin e kthimit vullnetar të pakicave dhe të personave të zhvendosur brenda Kosovës.
Bashkë me z. Arduc, u zotuam se institucionet vendore kosovare dhe Misioni i UNHCR në Kosovë do të bashkëpunojnë edhe më shumë në të ardhmen në këto fusha me interes të veçantë për shtetin tonë”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social “Facebook”.