Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se ka pritur në kuvend bashkatdhetarë që jetojnë në diasporë.
Sipas tij, ata, si kaherë e përherë, vazhdojnë të ndajnë kohën e vlefshme si dhe paratë e kursyera, duke i qëndruar sa më pranë vendit dhe të dashurve të tyre, diçka që në këtë intensitet dhe formë vështirë se ndodh në vendet e kulturat tjera.
Njoftimi i plotë:
Në Kuvend, knaqësi të pres e takoj bashqytetarët, shoqni që jetojnë në diasporë, ndër ta edhe shokun e klasës, Tafë Beka. Ata, si kaherë e përherë, vazhdojnë të ndajnë kohën e vlefshme si dhe paratë e kursyera, duke i qëndruar sa më pranë vendit dhe të dashurve të tyre, diçka që në këtë intensitet dhe formë vështirë se ndodh në vendet e kulturat tjera.
Është tamam kjo, ajo çfarë që i bënë bashkatdhetarë tanë të të gjitha moshave unikat, për dashurinë ndaj vendit dhe të afërmve të tyre-familjar, miq, shoqëri. Daspora mbetet dritarja e hapur e Kosovës dhe qytetarëve të saj, në qëllimin tonë madhor evropian. Këto ditë shoh dhe ndjejë që po bëjmë fare pak për bashkëqytetarët tanë të diasporës.
Institucionet komunale, si dhe institucionet qendrore i kthehen diasporës vetëm për qëllime të vogla e ditore, apo populliste por nuk shoh të organizohet ndonjë ngjarje e madhe e karakterit kulturor, edukativ, sportiv.Nuk shoh të bëjmë diçka ndryshe dhe për t’u mbajtur mend. Nuk dua të besoj se kjo qasje është rrjedhojë e vetëm e përdorimit elektoral, pavarësisht se është diaspora, ajo së cilës ne duhet t’i dalim ballëhapur e zemërgjerë. Nuk dua të zgjatem, por me lejoni të ftoj secilin që jeton në Kosovë, që t’i thërras zemrës dhe kujtesës, dhe kështu të bëjmë më shumë për bashkatdhetarët tanë. Fundja kjo është më shumë se një thirrje, këtë e kemi edhe obligim njerëzor. Diaspora meriton vendin e duhur në familjet tona, në institucionet tona, në vendin e të parëve tanë, ndryshe nuk bënë, sepse ndryshe ne harrojmë dhe humbasim shumë!