Ekonomia Online
FUNDIT

Tahiri: Drejtuesit e Kosovës u injoruan keq nga Blinkeni në Mynih

Tahiri: Drejtuesit e Kosovës u injoruan keq nga Blinkeni në Mynih

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se drejtuesit e Kosovës janë injoruar nga  sekretari i shtetit, Antony Blinken, në Konferencën e Mynihut. Ai në deklarimin pas mbledhjes së kryesisë u shpreh se një gjë është jashtëzakonisht shqetësuese. “Ajo që vërtetë na shqetësoi jashtëzakonisht shumë injorimi që u është bërë drejtuesve të […]

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se drejtuesit e Kosovës janë injoruar nga  sekretari i shtetit, Antony Blinken, në Konferencën e Mynihut.

Ai në deklarimin pas mbledhjes së kryesisë u shpreh se një gjë është jashtëzakonisht shqetësuese.

“Ajo që vërtetë na shqetësoi jashtëzakonisht shumë injorimi që u është bërë drejtuesve të institucioneve të shtetit të Kosovës në kërë rast nga sekretari amerikan i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është shumë shqetësuese për ne që kjo qeveri gjithmonë e më shumë po e krijon një distancë me drejtuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shqetësues fakti që drejtuesit e Kosovës janë injoruar keq nga sekretari i shtetit Blinken gjatë konferencës në Mynih”, u shpreh ai.

Të ngjashme