Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, takoi sekretarin ekzekutiv të Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA) – subjekt i specializuar i Institutit Ndërkombëtar të Shkencave Administrative (IIAS) me Zyrë në Bruksel, Bardhyl Dobra.
Në këtë takim u diskutua për funksionimin e administratës publike në Kosovë, përpjekjet e qeverisë për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe ngritje të kapaciteteve në nivelin lokal, po ashtu për programet edukative që ka instituti KLGI.
Me këtë rast, Dobra u informua për programet e avancuara të trajnimit për komunat që targetojnë zyrtarët e qeverisjes lokale, ministritë e linjës dhe aktorët e shoqërisë civile e mediet.
Për më tepër, Tahiri dhe Dobra u pajtuan për një studim të përbashkët në fushën e administratës dhe zhvillimit të vendit dhe po ashtu për mundësi të bashkëpunimit në të ardhmen.