Tahiri e konsideron vitin 2019 sfidues, thotë se Qeveria ia ndali 300 mijë € për rrjetin e ujësjellësit

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 09:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Viti 2019 ka qenë sfidues për komunën e Vushtrrisë. Edhe përkundër vështirësive kjo komunë i’a ka dalë që 90% të projekteve t’i realizojë, i tha Ekonomia Online, kryetari Xhafer Tahiri.

Tahiri thotë se Ministria e Ambientit ka penguar komunën në realizimin e projektit të ujësjellësit [ër 9 mijë familje.

Sipas tij, ministria e Ambientit i ka ndalë 300 mijë euro dhe nuk i’a ka dhënë komunës së Vushtrrisë edhe pse këto para janë në buxhet. Kjo thotë ai ka ndikuar që qytetarët e Vushtrrisë të mbesin pa ujë të pijes.

“Mendoj që ka qenë një vit sfidues sepse ka qenë edhe një vit zgjedhor, por ne kemi arritur që t’i iplimentojmë projektet që i kemi pasur të planifikuara në buxhetin e komunës së Vushtrrisë për këtë vit dhe mendoj që kemi arritur objektivat tona kemi realizuar mbi 90% të projekteve të planifikuara në prokurim dhe po ashtu kemi një shpenzim të mirë të buxhetit komunal”.

“Për fat të keq qeveria e Kosovës në këto dy vitet ka përkrahur shumë pak projekte  në komunën e Vushtrrisë dhe në dy vite është vetëm një projekt i ri që ka ardhur me infrastrukturë në komunën e Vushtrrisë de po ashtu jemi penguar te projekti i ujësjellësit”.

“Këtë vit kemi filluar një projekt si më i rëndësishmi në komunën tonë i cili është kyçja e 9000 familjeve në rrjetin e ujësjellësit, por kemi pasur pengesë nga Qeveria e Kosovës përkatësisht nga Ministria e Ambientit e cila i ka ndal 300 mijë euro dhe nuk i ka dhanë komunës së Vushtrrisë edhe pse janë në buxhet dhe këto mjete tash po shkojnë suficit ndërkohë që qytetarët e Vushtrrisë po mbesin pa ujë, por ne me mjete të komunës jemi duke vazhduar projektin e kyçjeve individuale, por pengesa të tilla të kësaj natyre ka pas”.

Ai tha se në vitin 2020 synim kryesor do të jetë investimi në arsim dhe në shëndetësi. Tahiri shtoi se janë rinovuar të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në këtë komunë.

“Këtë vit synimi jonë themelor ka qenë të investojmë në arsim dhe shëndetësi dhe po ashtu në infrastrukturë dhe kemi rinovuar të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në qytetin tonë po ashtu kemi filluar edhe ndërtimin e shkollës së re në fshatin Stanoc dhe kemi filluar ndërtimin e çerdhes së re në qytet po ashtu kemi ndërtuar edhe trotuar përgjatë shkollave dhe kemi bërë renovimin e shkollave të cilat kanë pas nevojë për tu rinovuar në qytetin e Vushtrrisë”.

Ai tregoi edhe për arritjet ku 83% ka pasur më shumë në shëndetësi dhe 43% buxhet më shumë në arsim.

“Këtë vit kemi rritur buxhetin dhe kemi pasur 83% buxhet më shumë në shëndetësi dhe kemi pasur 43% buxhet më shumë në arsim po ashtu kemi filluar edhe projektin e shujtave për nxënësit në shkollat e Vushtrrisë një projekt i ri që sigurisht ka rritur cilësinë e arsimit në komunën tonë dhe po ashtu kemi filluar edhe projektin e përkrahjes të vizitave mjekësore për familjar falas në shtëpi për banorët e Vushtrrisë dhe për nënat shtatzëna, por edhe për nënat lehona apo të sëmurit që nuk mund të vinë në qendër të mjekësisë familjare”.

Në Vushtrri Lidhja Demokratike e Kosovës qeverisë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të ngjashme