Tahiri e Mintz-Habib diskutojnë për fuqizimin e komunave

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 10:24 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, takoi Nazia Mintz-Habib, drejtoreshë e Hulumtimeve, Aftësi Ripërtëritëse dhe Zhvillim i qëndrueshëm në Qendrën për Ngritjen e Fuqisë, Universiteti i Kembrixhit.

Nazia Mintz-Habib është ftuar nga Auditori Gjeneral për të dhënë një fjalim kryesor mbi rolin e organizatave të shoqërisë civile në funksionet e auditimit. Ajo po qëndron në Kosovë.

Si një nga organizatat e shoqërisë në Kosovë, Tahiri ftoi Mintz-Habib në zyrat e Institutit KLGI për të diskutuar më tutje rreth projekteve të ndryshme dhe rolit që ato kanë.

Në këtë takim, Mintz-Habib u informua nga drejtori Tahiri rreth angazhimeve dhe punës së Institutit KLGI në fushën e qeverisjes lokale, me theks për programet që ofron në ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e fuqizimit të qëndrueshmërisë së komunave.

Mintz-Habib informoi Tahiri mbi programin e hulumtimeve rreth aftësive ripërtëritëse dhe zhvillimit të qëndrueshëm, e po ashtu fushat për hulumtim në të ardhmen. Ky ishte më tepër takim njohës, ndërkaq u dakorduan që të thellohet komunikimi dhe të shihen mundësitë e bashkëpunimit në programet e avancuara.

Krejt në fund, Tahiri në shenjë respekti i dhuroi Mintz-Habib simbolin e hyjneshës në fron.

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 2 people, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme