Tahiri e pyet Kurtin pse e la Radojiçiqin të ikte me 24 shtator: Mos na tregon tash çka po bën në Rashkë

Prishtinë | 20 Nën 2023 | 12:49 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për riorganizimin e grupit të Radojçiqit në Rashkë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Kurti para se të flasë se çka po bën Radojiçiqi në Rashkë, është mirë të tregojë pse e la të ikte me 24 shtator.

“Sa i përket çështjes së deklaratës së kryeministrit mendoj që ai duhet t’i përgjigjet një pyetje qytetarëve të Kosovës. Në kohë reale me 24 shtator nga pamjet që janë siguruar nga droni i institucioneve të sigurisë ata kanë parë Radojiçiqin në Manastirin e Banjskës, pra pse është lënë të ikë një person që tashmë po përbënte kërcënim serioz për vendin tonë, kishte organizuar një akt terrorist dhe kishte urdhër-arrest nga institucionet e Kosovës”.

“Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale në vendin tonë, ai atë ditë nuk do duhej mu lejuar me ikë, por është dashur të kapej nga Policia e Kosovës dhe mu sjell para organeve të drejtësisë. Para se me na tregu kryeministri se çka o bënë Radojiçiqi në Rashkë, mirë është me na tregu kryeministri pse e la me ikë atë dit. Në kohë reale janë parë pamjet dhe neve na janë prezantuar pas tri ditësh”.

Të ngjashme