Tahiri e quan buxhetin e vitit 2024 elektoral e politik, tregon propozimet e AAK-së

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 11:18 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se buxheti për vitin 2024 nuk i sjellë ndonjë të mirë vendit, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, ky buxhet nuk i zhvillimit ekonomik, e as i forcimit të shtetit të Kosovës, por është elektoral dhe politik.

Ai ka deklaruar se në seancën ku do të diskutohet buxheti do të prezantojë dy amendamente atë për koeficientin e pagave dhe të dytin që lidhet me kontratën kolektive.

“Dihet që ka të bëjë me nenin që e rrit koeficientin nga 105 në 129 euro, amendamenti i dytë lidhet me kontratën kolektive pra me pagesën që duhet të iu bëhet personave në komuna dhe nëse nuk kalon ky amendament ka rrezik të bankrotojnë komunat”.

“…e treta që adresojmë sot është se ky buxhet nuk është buxhet as i zhvillimit ekonomik as i forcimit të shtetit të Kosovës as i sigurisë është një buxhet elektoral dhe politik është hera e parë që Qeveria krijon transaksione me qytetarët dhe nuk vepron drejtpërdrejtë në institucione as ne sektorin publik as në privat”.

Tahiri shtoi që është e turpshme që kjo Qeveri të mos jetë në gjendje që për 10 muaj të plotësoj kërkesat e Policisë, raporton EO.

“Policinë e Kosovës kjo Qeveri e ka pare vetëm kur është ngushtuar rasti i Banjskës, rasti i dërgimit të tyre në zona problematike dhe asnjëherë nuk e ka trajtim të barabartë dhe është për keqardhje ta shohim lojën maltretimin dhe zgjatjen që ua bën kjo Qeveri kërkesave të Policisë, ka mundur ta rregullojë vetëm me një vendim atë që e kemi bërë ne si AAK kërkesat për 129 euro për shtesat është e turpshme është marre që të mos jenë në gjendje që për 10 muaj ditë të mos bëhet një rregullore Ministria në këtë temë”.

Të ngjashme