Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara sot në media, ku thuhej se fati i Kosovës është në duart e tij.
Labi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se një gjë e tillë s’është e vërtetë, pasi që për fatin e vendit vendos populli dhe gjithë deputetët e Kuvendit.
Ja postimi i plotë i Labit:
Republika nuk është në duart e Labinot Tahirit, por është në duart e popullit dhe në përgjegjësinë e të gjithë politikanëve të Kosovës.
Unë po vazhdoj të konsultohem edhe me akademikët e vendit dhe me historianë të vendit tonë për një zgjidhje të kësaj çështjeje.
Sugjerimet e tyre për vendin, jane të dobishme, për faktin se në Parlamentin e Kosovës, nuk po frymon vullnet për zgjidhje te krizave politike, por vazhdimësi e inateve personale dhe partiake. Pra nje trishtim i pa nevojshëm për brezat e ri të politikes!
Është e pa nevojshme dhe shumë hipokrite, kur Lista Serbe, thot se ne nuk do jemi në Kuvend, për arsye derisa partite shqiptare te mirren vesh…! E rendë kjo.
Unë nuk i takoj kësaj loje…!
Kosova, boll ka qenë në ngërç, është mëkat ta vazhdoj traditën e ngërçit derisa njerëzit kërkojnë themelimin e institucioneve.
Me respekt,Labinot Tahiri, deputet i Kuvendit të Kosovës.