Tahiri: Formimi i Asociacionit s’është kusht për anëtarësim të Kosovës në KiE, Qeveria të ketë kujdes

Prishtinë | 29 Pri 2024 | 12:32 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se formimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti duhet të këtë kujdes në këtë çështje.

“Ajo që mund të them është kjo që raporti i raportueses për Kosovën e saktëson saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr në maj. Mendoj që Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacion në këtë mes nuk është kusht. Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik. Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai

Ndërsa sa i përket Projektligjit për Kodin Civil, Tahiri ka thënë se AAK-ja do të jetë kundër.

“Kodi Civil, edhe kur diskutohet kurrë nuk ka qenë kushtëzim. AAK është deklaruar që është kundër, shumica e ka bllokuar këtë zbatim. Se çka do të ndodh nuk është përgjegjësi e Aleancës ne kemi pasur pozicion kundër dhe kundër jemi”, ka thënë ai.

Të ngjashme