Tahiri: Ftuam Kurtin në interpelancë për gjendjen në veri, por më e rëndësishme për të është shëtitja jashtë vendit

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, ka thënë se se kanë ftuar kryeministrin, Albin Kurti, në interpelancë për të situatën aktuale në veri të Kosovës.

Por sipas Tahirit agjenda e kryeministrit është më e rëndësishme shëtitja jashtë vendit se sa llogaridhënia para deputetëve.

“Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit, ngrita shqetësimin për situatën aktuale në veri të vendit. Nisur nga kjo gjendje, AAK ka ftuar në interpelancë kryeministrin Kurti me katër pika diskutimi. Mirëpo, siç po shihet, për kryeministrin agjenda më e rëndësishme është shëtitja jashtë vendit se sa llogaridhënia para deputetëve”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se në mungesë të Kurtit nuk kanë arritur të dakordojnë një datë të caktuar për mbajtjejen e një interpelance këtë javë.

Ai ka theksuar se për AAK-në ky është një shqetësim shumë i madhe.

“Për AAK-në ky është shqetësim shumë i madh, për shkak se, tani më shumë se kurrë, duhet qasja serioze e disiplinuar dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është që t’i jep zgjidhje situatës shumë të rëndë të sigurisë dhe asaj politike në vend”, ka shtuar ai.

Për veç që t’i jepet zgjidhje situatës së sigurisë, temë tjetër do të jetë ajo e buxhetit të viti 2023.

“Temë tjetër shumë e rëndësishme është ajo e buxhetit të vitit 2023. Në analizën e parë të grupit parlamentar të AAK-së shohim se është një buxhet pa vizion dhe i pareflektueshëm në gjendjen që është sot Kosova”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij argumenti i parë është deklarata skandaloze e ministrit të Financave, Hekuran Murati, kur i adresohet sektorit privat për t’i rritur pagat sepse u është rritur fitimi, përderisa në këtë buxhet, në këtë sesion, nuk e ka sjellë Ligjin e Pagave.

“Argumenti i parë është deklarata skandaloze e Ministrit të Financave kur i adresohet sektorit privat për t’i rritur pagat sepse u është rritur fitimi, përderisa në këtë buxhet, në këtë sesion, nuk e ka sjellë Ligjin e Pagave. Pra, ministri i Financave e ka në dorë rritjen e pagave në sektorin publik së bashku me buxhetin. Nuk e ka sjell linjën buxhetore për këtë ligj, e as nuk e ka sjell ligjin, e mbi të gjitha koeficientin”, ka shtuar ai.

Ai ka kritikuar ministrin Murati duke thënë se “Ku ka logjikë normale, në të cilën një ministër i thotë sektorit privat t’i rrisin pagat për stafin, sepse u është rritur fitimi, e në anën tjetër ka rritje të buxhetit, por për 80 mijë zyrtarë publikë nuk e bënë të njëjtën”.

Më tej Tahiri ka shtuar se kjo është një qasje e pazotë e kësaj qeverise.

“Kjo, është një qasje e pazotë dhe një qasje e një qeverie të padenjë që qeverisë me vendin. Jemi duke e analizuar buxhetin e Kosovës, ku shihet që politikisht i ka dëmtuar organizatat buxhetore, në veçanti komunat ku nuk qeverisin me to”, ka përfunduar Tahiri.

Të ngjashme