Tahiri-Haxhiut: Me ty muj me folë për vajin në tepsi e gruan e frizerit, por për drejtësi jo

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i ka reaguar ashpër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar suspendimin e shkarkimin e prokurorëve që kanë shkelje disiplinore.

Tahiri ka reaguar kështu në seancën e Kuvendit të së enjtes, në vazhdën ku ministrja Haxhiu po komenton vendimet e sistemit gjyqësor, shkruan Demokracia.com.

“Me ty muj me folë për vajin në tepsi, për gruan e frizerit, për llukun tënd, për higjienën në Ministrinë e Drejtësisë, por për drejtësi s’mund me fole. Ku ke pa në vend të botë që me u shkarku nga puna një gjyqtar për shkelje disiplnore. Ky është cenim i drejtësisë, pavarësisë së gjyqësorit”, ka deklaruar Tahiri.

Udhëheqësi i deputetëve të PDK-së ka përmendur edhe vendimet e Kushtetueses për rrëzimin e Projektligjit për KPK-në, amandamentet për vetting dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë.

“Ato amandamente të cilat grupi jonë parlamentar e ka dhënë koncensusin, ato do të shpallen në kundërshtim me Kushtetutën. Jemi të vetmit që në këtë Kuvend që mujmë me e ba e dijmë me e ba, pra ju nuk dini. Me ta shpallë projektligjin për KPK-në, amandamentet për vetting, Ligjin për Konfiskim të Pasurisë”, ka deklaruar ai.

Tutje, Tahiri e ka quajtur zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, bandit.

“Me një zëvendësministër bandit që e keni të akuzum për fajde e haraç, s’mundeni. Kemi me ju mujtë edhe në Gjykatë Kushtetuese edhe kudo. Ku e ki Gjykatën e Punës, Gjykatën Administrative, atë të gatshme e kam lanë. Po ju s’keni lidhje me sundim të ligjit”, ka thënë ndër të tjera ai.

Të ngjashme