Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri takoi qytetarë të kësaj komune ku shpalosi tri objektivat e qeverisjes në Vushtrri. Ndër to ai tha se qeverisja lokale do të jetë model në Kosovë në zbatim të ligjit dhe administratës funksionale. Postimi i plotë: Bashkë me ekipin tim i kemi vendosur 3 […]
Tahiri i LDK-së shpalosi tre objektivat e qeverisjes lokale në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri takoi qytetarë të kësaj komune ku shpalosi tri objektivat e qeverisjes në Vushtrri.
Ndër to ai tha se qeverisja lokale do të jetë model në Kosovë në zbatim të ligjit dhe administratës funksionale.
Postimi i plotë:
Bashkë me ekipin tim i kemi vendosur 3 objektivat e qeverisjes +4 në Vushtrri, të cilat janë:
- Qeverisje lokale model në Kosovë në zbatim të ligjit e rendit si dhe administratë funksionale
- Qeverisje lokale shembull në ngritje të mirëqenies qytetare
- Vushtrria qyteti më i dëshirueshëm në Kosovë për të jetuar e për tu vizituar.
Zoti na ndihmoftë!













