Tahiri i PDK-së: Grushtet e pushtetit ndaj deputetëve, akti i fundit para kapitullimit

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, grushtet e pushtetit ndaj deputetëve tregojnë se këtij pushteti po i vjen fundi.

“Grushtet e pushtetit ndaj deputetëve, janë akti i fundit para kapitullimit. Pra, tash është e qartë se pushtetit të koordinuar mes Kurtit e Radojçiqit po i shihet fundi”, ka shkruar Tahiri, në faqen e tij në Facebook.

Deputetët e VV-së dhe ata të PDK-së u grushtuan me vete. Incidenti nisi pasi deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Kurti, dhe më pas ai u godit me shishe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Të ngjashme