Tahiri i shkon Thaçit për vizitë në Hagë: Shpresoj të shihemi së shpejti në liri

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot ka zhvilluar vizitën e radhës në Hagë ku edhe e ka takuar ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Ai në një postim në Facebook theksoi se vizitat atje gjatë këtyre viteve, që nga koha kur “Presidenti Thaçi me shokë ndodhen në paraburgim, kanë qenë të shpeshta dhe shpesh të mbushura me emocione të forta”.

“Sot, në Hagë, e takova Presidentin po aq të fortë sa në çdo vizitë tjetër. Ai po e përballon këtë padrejtësi me një ndjenjë të thellë krenarie, e cila mban gjallë shpirtin e popullit të Kosovës, një krenari që buron nga lufta për liri”.

“Presidenti dhe shokët e tij janë shtylla të palëkundura, mbi të cilat qëndrojnë fort shteti dhe liria jonë. Uroj që kjo të ketë qenë vizita ime e fundit në këtë vend dhe që shumë shpejt të takohemi në liri, në Kosovën për të cilën ai dha gjithçka”, deklaroi ish-deputeti i PDK-së.

Të ngjashme