Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, tha se gjithçka është gati se i përket fillimit të punës së Gjykatës Speciale dhe janë vetëm duke pritur aktakuzat e para të prokurorëve, raporton Ekonomia Online.
“Gjithçka është gati dhomat janë të funksionalizuara presin aktakuzat e prokurorëve dhe normalisht edhe ne si qeveri e Republikës së Kosovës e kemi përkushtimin tonë maksimal që të mbrohet interesi i Republikës së Kosovës të mbrohen drejtë interesant e atyre qytetarëve të cilët do të ballafaqohen me drejtësinë në këtë proces gjyqësor, t’u garantohet respektimi i plotë i të drejtave të tyre si të akuzuar d.m.th i drejtave të tyre në themelore të njeriut”.
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri për mbulimin e shpenzimeve të personave që do të akuzohen nga dhomat e veçanta të Gjykatës Speciale.
Ministri Tahiri tha se nuk ka ndonjë shumë se sa do ti kushtojë buxhetit të Kosovës, mbulimi i këtyre shpenzimeve, raporton EO.
“…unë nuk mund të flas tani për shpenzimet eventuale. Sot e kam nis një procedurë të tillë sepse më obligon ligji dhe në momentin kur do të ndodhin aktakuzat e para, ne do të jemi gati me mbrojtjen që do të mbrojmë një kauzë të pastër do me thënë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta mbrojmë emrin e Republikës së Kosovës. Ne e kemi parë që në të kaluarën kemi pasur pretendime edhe të shteteve tjera në rajon që ta njollosin edhe shtetin e Kosovës edhe luftën tonë çlirimtare mirëpo ne jemi të vendosur që ta mbrojmë me dinjitet dhe ky proces të përfundoj duke i respektuar të drejtat e këtyre të akuzuarve”.