Tahiri kërkon anulimin e vendimit për barnatoret, po shkakton iu shkakton probleme qytetarëve

Prishtinë | 31 Mar 2024 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka dalë sërish kundër vendimit që barnatoret të dielën në Prishtinë të kufizohen.

Sipas Besnik Tahirit ky vendim duhet të revokohet, pasi po shkakton iu shkakton probleme qytetarëve.

Ai ka thënë se qytetarët, e sidomos të moshuarit kanë probleme të shkojnë për barna nga një lagje në një tjetër.

Po ashtu, ai ka thënë se barnatoret e vogla nuk janë mirë të furnizuara, rrjedhimisht qytetarët po kanë mungesa.

“Vendimi për barnatore të revokohet! Kjo është hera e dytë që e adresoj të njëjtin problem, i cili është bërë barrë e madhe e qytetarëve të Prishtinës, në veçanti pensionistëve, të moshuarve dhe pacientëve”.

“Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t’u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet. Ky vendim është skandaloz dhe duhet të revokohet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngjashme