Tahiri: Kërkova nga Interpoli që të shqyrtojë fletarrestet

Prishtinë | 28 Jan 2017 | 12:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka pritur në takim homologun e tij nga Shqipëria, Saimir Tahiri.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të këtyre dy shteteve në sektorin e sigurisë, punët që duhet bërë me qëllim të thellimit të këtij bashkëpunimi, si dhe është trajtuar gjendja e sigurisë në Kosovë përballë provokimeve.

Tahiri tha se urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia janë të paligjshme, andaj i ka bërë kërkesë Interpolit që të shqyrtojnë këto fletarrestet, jo vetëm për ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, por edhe për fletarrestet tjera, në mënyrë që të ketë zgjidhje definitive për këto çështje.

“Unë kam pasur rastin të diskutoj me të gjithë aktoret ashtu si mbetet një çështje në agjendën tonë edhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Interpol gjë që do ta bënte shumë më të mundur dhe një zë shumë më të fortë nevojën për zgjidhjen definitive të këtyre çështjeve. Pra unë besoj se nuk është çështje procedurash por mbetet një çështje për tu adresuar nëpërmjet procedurave në Interpol. Është kjo arsyeja pse i kam kërkuar Interpolit të rishikoj dhe të filtrojë dhe të mos konsideroj në vijim çdo urdhër arresti, si bënë edhe në rastin e ish-kryeministrit Haradinaj. Nga ana tjetër ne besojmë shumë fortë te dialogu. Ndaj jam besim plotë dhe kam besim se nuk ka nevojë për asgjë më shumë se sa besimi ynë te institucionet e Kosovës për procesin e dialogut dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur ministri Tahiri.

Ndër të tjera ministri Hyseni ka shprehur falënderimet e tij ndaj Saimir Tahirit, me theks të veçantë për reagimin ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt.

Ndërsa Tahiri vlerësoi lart bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar, përderisa tha që ende mbeten shumë sfida përpara këtyre dy qeverive.

 

Të ngjashme