Tahiri: Kjo Qeveri e ka bllokuar Kosovën

Prishtinë | 10 Pri 2026 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka bllokuar vendin përmes, siç tha ai, prodhimit të krizave të njëpasnjëshme, raporton Ekonomia Online.

“Prej kur u votua Qeveria e Kosovës, me këtë kabinet i cili përbëhet prej 19 ministrive, zëvendësministra, pastaj i ka 21 anëtarë të kabinetit të gjithë këta zëvendëskryeministrat e kështu me radhë, deri tek struktura e saj. Ajo që është një përfundim i përbashkët, edhe për Qeverinë, edhe për Kuvendin besoj, është se kjo Qeveri e ka blloku Kosovën. E ka blloku Kosovën prej prodhimit të krizave të njëpasnjëshme. A ka logjikë me funksionu një qeveri që dy muaj, pa një program politik, pa një program qeverisës, pa një diskutim për politikat qeverisëse publike, të cilat qytetari i Kosovës do t’i dëgjonte, e ne si përfaqësues të tyre duhet me debatu me ta”, tha ai.

Të ngjashme