Skitari kosovar, Albin Tahiri, e ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nga tri të tilla sa do t’i kryejë në lëshim të shpejtë në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në PyeongChang të Koresë Jugore.
Sportivi i vetëm që e përfaqëson Kosovën në këto lojëra dhe atë për herë të parë në histori, garën e parë në këtë disiplinë do ta zhvillojë të dielën.
Tahiri ka thënë se pret paraqitje më të mirë në dy stërvitjet e radhës.
Ai do t’i zhvillojë edhe dy stërvitje tjera para garës të së dielës, të premten dhe shtunën.